Vlorë, arrestohet 24-vjeçari me 16 kg hashash

13/01/2016 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Andi Ajazaj, pasi i janë gjetur 16 kg hashash.

Policia bën të ditur se 24-vjeçari kishte marrë një shtëpi me qira në lagjen “Lef Sallata”, të cilën e përdorte për grumbullimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Efektivët e Policisë kanë bllokuar dhe sekuestruar gjithashtu mjetin tip “Ford” me targë: AA220MH, i cili përdorej për qëllime transporti.

Policia dyshon se ky shtetas ka bashkëpunetorë të tjerë të implikuar dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Top Channel