Maqedoni, Janeva kërkon zgjidhje ligjore për dëshmitarët e mbrojtur

13/01/2016 14:30

Prokurorja Publike Speciale e Maqedonisë, Katica Janeva ka propozuar zgjidhje ligjore për lehtësimin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur.

Përmes këtyre amendamenteve që do e plotësonin ligjin ekzistues, do të mundësohej që edhe Prokuroria Speciale të mund të propozojë dhe kërkojë mbrojtje të ndonjë dëshmitari kyç, ka deklaruar për mediat zëdhënësja e Prokurorisë Publike Speciale, Lençe Ristovska.
 
“Bëhet fjalë për amendamente për ligjin mbi mbrojtjen e dëshmitarëve me të cilën kërkuam që t’i jepen ingerenca edhe Prokurorisë Speciale për mbrojtjen e dëshmitarëve sepse prokuroria nuk është e parashikuar me këtë ligj”, ka thënë për mediat Ristovska.
 
Sipas prokurores Ristovska, deri të premten e kësaj jave do të bëhet e ditur saktësisht se çfarë kërkohet përmes këtyre plotësimeve ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA