Kontrolli i armëve, shumica e amerikanëve mbështesin Obamën

13/01/2016 21:10

Gjysma e amerikanëve aprovon veprimet ekzekutive të presidentit Barack Obama për kontrollin e armëve.

Gjithashtu, shumica e kësaj gjysme shprehet se do të mbështesë masat e mëtejshme mbi këtë çështje nëse ato do të miratohen nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Kështu tregon një sondazh i agjencisë së lajmeve “Reuters” dhe kompanisë “Ipsos”, sipas të cilit 63 për qind e qytetarëve amerikanë do të donin që shefi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë të bënte presion për ligje më të ashpra mbi pistoletat dhe pushkët.

Sipas sondazhit, në radhët e demokratëve janë mbi 80 për qind ata që mbështesin veprimet e Obamës mbi armët, ndërsa nga republikanët 66 për qind janë në favor të masave të reja që duhet të merren nga pasardhësi i tij.

Por, pavarësisht mbështetjes qytetare, presidenti amerikan po has kundërshti të forta në Kongres dhe Senat, me republikanët që kërcënojnë se urdhërin e tij ekzekutiv do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA