Manjani në “Top Show”: Duhet konsensus politik për miratimin e reformës

12/01/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ishte i ftuar në studion e emisionit “Top Show” përballë një paneli analistësh për të diskutuar zhvillimet e orëve të fundit që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

Manjani deklaroi se propozimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk është një propozim zyrtar i ministrit të Drejtësisë, por i ekspertëve të cilëve ju është kërkuar një gjë e tillë.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Dua të theksoj se propozimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk është propozim i ministrit të Drejtësisë, as në kuptimin politik, as në kuptimin administrativ. Janë thjesht ekspertët të cilët janë përgjigjur një kërkese të kryetarit të komisionit. Sigurisht që e kam parë dokumentin dhe ata kanë shprehur mendimin e tyre, pasi ju është kërkuar.

Ministri Manjani deklaroi se i gjithë procesi i reformës duhej të paraprihej nga një marrëveshje politike, pasi sipas tij, në fund të fundit po preket kushtetuta e vendit që në vetvete është një marrëveshje politike.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Unë nuk kam as faj, as përgjegjësi që ky proces është shumë teknik. Nuk e kam bërë unë, e kam gjetur kështu. Mendoj se i gjithë ky proces do të duhej të paraprihej nga një marrëveshje politike pasi në fund të fundit po preket kushtetuta e vendit që është një marrëveshje politike. Pse duhet t ë ishte kjo? Sepse reforma në drejtësi nisi nga qeveria, u nis me z. Çelibashi, pastaj me z. Naço dhe u pa që ka një vështirësi sepse opozita nuk ofrohej dot. Atëherë u vendos që kjo nisëm të shkojë në Parlament në mënyrë që t’i krijohen kushte opozitës që të jetë pjesëmarrëse. Pastaj u mor vendim që ne ta drejtojmë drejt teknicienëve, këta të fundit të eksplorojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për një gjë të tillë.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: E kam thënë atë që nuk jemi “republikë ekspertësh” sepse detyra që ju dha të gjejnë konsenus politik është e gabuar. I dhanë një detyrë komisionit të posaçëm parlamentar, jo ekspertëve, që të fillojë të bëjë reformën. Komisioni vendosi që të shkojë tek ekspertët. Nga kjo pikëpamje, komisioni i kërkoi ekspertëve edhe një detyrë të dytë, edhe një të tretë, që përpiqu të më gjesh edhe konsenus. Tani, kushdo që i thotë vetes ekspert dhe përpiqet të gjejë konsenus ka një konflikt shumë të madh interesi, ose je ekspert dhe do të thuash mendimin dhe produktin që ke, ose po të gjesh konsenus je politikan. Janë të ndara.

Skënder Minxhozi, analist: Zotëri Rama thotë “republikë ekspertësh”, ju thoni jo “republikë ekspertësh”, mund të na gjeni dy pika pajtimi sepse nuk ka kohë që e ka thënë, ka një orë.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Zotëri Rama, se e kam edhe unë këtë informacion, para një ore, para disa orësh dhe para shumë kohësh dhe në çdo kohë, është totalisht konsistent në atë që thotë, nuk do të merret me këtë çështje në kuptimin politik për t’ju krijuar hapësirë ekspertëve që të punojnë. Ky është proces, nuk ka lidhje me thelbin…

Alban Dudushi, drejtues i emisionit: …ka deklaruar (kryeministri Rama) “është ‘Venecia’ që ne duhet të biem dakord për të gjetur konsensusin.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Ne kemi rënë dakord në qasje, pra duke qenë që Partia Demokratike nuk u afrua në atë kohë, qasja ishte që të punonin ekspertët, këtu është konsensuesi midis nesh. Për konsenuesin që po flasim tani nuk është më në qasje, se patjetër që do të shkojë edhe në “Venecia”, patjetër që do t’i bëjë të gjitha këto, tani po flasim për konsensues substanical, pra çfarë ka brenda tekstit.

Skënder Minxhozi: Edhe komisioni është trup politik…

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: …po të mblidhet komisioni se dy herë është mbledhur gjithsej dhe është trup i botës. Ai komision ka mandat nga Parlamenti…

Skënder Minxhozi: Do të mblidhet, do të shohë draftin.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Po, po do të mblidhet, do të shohë një draft, do të dëgjojë edhe të tjerë, se ka edhe të tjerë aty që mund të thonë…

Mentor Nazarko, analist: : Si mendoni ju, takim i nivelit të lartë mes kryetarësh?

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Jo, jo unë nuk përjashtoj asgjë. Unë shoh si mekanizmin kryesor që përpiqet për të eksploruar dhe për të gjetur mundësinë e konsensusit komisionin e posaçëm parlamentar, siç ishte komisioni i dekriminalizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA