Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian, ka konfirmuar vizitën e eurokomisarit Johanes Hahn në Shkup të premten. Sipas saj, Hahn në Shkup do të bisedojë  me të gjitha palët e përfshira në zbatimin e marrëveshjes politike për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

“Komisari i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, do e vizitojë Shkupin më 15 janar”, ka deklaruar zëdhënësja Kocijançiç.

Që para Vitit të Ri, eurokomisari Hahn kishte paralajmëruar vizitën e tij në Maqedoni, me qëllim që ta vëzhgojë nga afër zbatimin e marrëveshjes së ashtuquajtur të Përzhinos.
 
Ardhja e Hahnit të premten në Shkup përputhet me ditën kur Maqedonia duhet të zgjedhë qeverinë teknike, me kryeministër të parakohshëm në krye të saj, detyra e vetme e të cilit do të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 
Vizita e radhës e Hahnit në Shkup pritet që t’i qartësojë edhe spekulimet lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare, të parapara për më 24 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA