Arrestohet polici i dehur, ishte në krye të detyrës
11/01/2016 12:00
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i cili ka qënë i dehur në momentin e shërbimit.
Sipas policisë, Enri Veseli, pjestar i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin e policisë nr. 6 ishte caktuar me shërbim në afërsi të sheshit “Karl Topia”. Ai u ndalua nga kolegët e tij të “Shqiponjave” rreth orës 02.30 të mëngjesit të së hënës, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mbi Veselin rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe shpërdorim detyre.
Top Channel