“Shpirtkatranë që më qortojnë, janë qen që s’më kafshojnë”, mesazhi i fortë i Spiropalit: S’kam frikë nga sulmet, PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku bëhen emërime okulte
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate pas largimit të ekspertëve të saj nga takimi për reformën në drejtësi. Sipas opozitës, pavarësisht asaj që u ra dakord një ditë më parë, pa asnjë argument ekspertët nga mazhoranca refuzuan ta analizonin propozimin e tyre.
“Edhe pse dje (e shtunë) në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot (e diel) që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtësisë, pavarësisht qëndrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratë.
Pikërisht kjo, sipas PD-së, ishte edhe arsyeja e largimit të ekspertëve të saj nga tryeza e reformës. Sipas opozitës, kjo mbledhje nuk ofronte asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta.
Top Channel