Deri më sot ekzistojnë pajisje që masin hapat, apo rrahjet e zemrës etj., por kurrë një pajisje që mat frymëmarrjen.

Në Panairin e Las Vegasit është prezantuar edhe “Spire Stone”, varësja me gur që të tregon gjendjen mendore duke analizuar mënyrën se si merr frymë. Por kjo nuk është e vetmja pajisje që është prezantuar.

Mes të tjerash është skaneri për ushqimin, apo roboti që merret me veshjet..

Spire Stone e gjen nëse ne jemi të qetë, të përqëndruar apo të tensionuar, dhe na dërgon mesazhe në smartphone duke na këshilluar të bëjmë një pushim. Me shprehje të tipit “Nuk ke bërë një frymëmarrje të thellë në 20 minutat e fundit, dukesh i tensionuar për momentin”, varësja shitet për 150 dollarë dhe premton të reduktojë stresin me 50%.

Top Channel