Skavica, Duma: Qeveria mbajti të fshehur vendimin
09/01/2016 14:20
Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Grida Duma akuzon qeverinë se ka mbajtur të fshehur për dhënien e vendimit për Skavicën, vendim që u bë i ditur nga kompania fituese turke.
“Sot janë disa pyetjet që ka opinioni publik. Kur qeveria mori vendimin që t’ia japë Skavicën firmës turke pse e mbajti fshehur deri më 7 janar? Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë? Pse vendimin e shpall kompania turke para se ta bëjë publike vetë qeveria shqiptare? PD do të kërkojë transparencë për një nga pazaret më të mëdha të Edi Ramës. Shqiptarët kërkojnë transparencë”, tha Duma.
Top Channel