Kosovë, opozita: Mustafa mori përgjigjen qytetare

09/01/2016 18:55

Partitë e opozitës në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas protestës së paradites, që përfundoi me akte dhune.

“Sot qytetarët ia dhanë përgjigjen qeverisë Mustafa. Kjo ishte protesta më e madhe e zhvilluar në Kosovë pas luftës”, thuhet në deklaratë.

Subjektet opozitare kanë akuzuar policinë e Kosovës se që prej mëngjesit kanë provokuar protestuesit duke ndaluar shumë autobusë.

“Policia e Kosovës ndërhyri dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Ajo i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t’i shpërndarë”, thuhet në deklaratë.

Por, shkaktari kryesor i këtyre incidenteve, sipas tyre, është mosreflektimi i qeverisë.

“Mllefi i qytetarëve ndaj policisë është rezultat i përpjekjeve të Mustafës për të ruajtur Zajdenicën”, vijon më tej deklarata, duke iu referuar marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA