Ajo është një nga atraksionet turistike më të vizituara në Danimarkë, mirëpo, sipas “Facebook” ajo ishte kundër rregullave të lakuriqësisë së rrjetit social.

Pas publikimit të saj nga një politikan lokal, “Facebook” e hoqi në mënyrë të menjëhershme sepse statuja nuk u përmbahej rregullave të përcaktuara. “Facebook” argumentoi se është e ndaluar që të ekspozohen pjesët intime, për të mos fyer audiencën e ndjeshme globale.

Kishte shumë nga ata që e kundërshtuan këtë, duke theksuar se nuk është e përcaktuar që të mos publikohen fotot e skulpturave apo pikturave lakuriq. Pas shumë kundërshtimeve rrjeti social ka ndërruar mendje dhe e ka ripublikuar foton e sirenës.

Statuja e sirenës së vogël, e cila ndodhet përgjatë shëtitores Langelinie në Kopenhagë, është bazuar në përrallën e shkruar nga Hans Kristian Andersen. Kjo statujë është 102-vjeçare.

Top Channel