Përmbytjet, Rama në Sukth: Fatura e ndërtimeve dhe projekteve kuturu

07/01/2016 14:55

I sapokthyer nga SHBA-të, kryeministri Edi Rama është informuar nga drejtori i Emergjencave Civile mbi punën e kryer dhe masat e marra për përmbytjet.

Rama është ndaluar në Katund të Ri të Sukthit, ku banorët janë shprehur se janë ndihmuar nga strukturat e shtetit. Ndërsa kreu i qeverisë tha se kjo është fatura nga ndërtimet e projektet kuturu.

“25 milionë dollarë për pastrim të kanaleve dytësore. Kjo është fatura nga ndërtimet e projektet kuturu. Situata është e ngarkuar dhe komplekse, sjellje barbare me territorin”, është shprehur Rama. Ai ka vlerësuar edhe nisjen e moratoriumit të pyjeve, si një masë mbrojtëse ndaj mjedisit.

Rama tha se struktura është ngritur prej kohësh për të përballuar emergjencën. “Këtë herë efikasiteti më i madh, sepse kemi fuqizuar emergjencën civile”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA