LDK në krizë? Analistët: Abdixhiku të pyeste deputetët përpara se të fliste me Kurtin Deri në fund të javës së ardhshme, në Maqedoni pritet të zyrtarizohet qeveria kalimtare që duhet të krijojë kushte demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill.
Por, megjithëse kanë mbetur pak ditë nga formimi i qeverisë së re, ende nuk bëhet e ditur se kush do ta zëvendësojë Nikolla Gruevskin. Analistët nuk presin ndryshime të mëdha në mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Maqedoni, meqë kryeministri i qeverisë teknike do të zgjidhet me propozim të partisë VMRO-DPMNE, që drejtohet nga Gruevski.
“Mendoj se edhe pas dorëheqjen së Gruevskit qeveria përsëri do të funksionojë nën ndikimin e fortë të tij dhe partisë VMRO-DPMNE. Për shqiptarët është e rëndësishme pastrimi i regjistrit zgjedhor nga votuesit fiktivë, që deri tani ka ndikuar që partitë shqiptare të humbin të paktën 10 deputetë. Por kjo është vështirë të ndodhë”, thotë gazetari Isen Saliu.
Largimi i Gruevskit nga posti i kryeministrit 3 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe formimi i qeverisë kalimtare parashikohet me marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike që u arrit verën e kaluar mes katër partive kryesore në Maqedoni.
Pjesë e qeverisë kalimtare janë edhe dy ministra dhe katër zëvendës ministra që u zgjodhën dy muaj më parë me propozim të partisë opozitare maqedonase, LSDM. Kryeministri Gruevski, ditë më parë paralajmëroi largimin e tij, por nuk tregoi se kush do ta zëvendësojë.
“Kush do të jetë njeriu që do të jetë në krye të qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme do të vendosë partia VMRO-DPMNE dhe emri i tij do të publikohet sapo të merret vendimi”, tha Gruevski.
Pas rreth 10 viteve në krye të qeverisë së Shkupit, Nikolla Gruevski pranoi të largohet nga post i tij pas publikimit të skandalit të përgjimeve, që shkaktoi krizë të thellë politike për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt në krime të rënda.
Top Channel