Përmbytje në Lezhë, Zejmeni nën ujë
06/01/2016 11:40
Ashtu siç tha dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, situata më kritike paraqitet në qarkun e Lezhës. Fshati Zejmen ka nisur të mbulohet nga uji dhe situata sa vjen e përkeqësohet, shprehen për Top Channel banorët e zonës.
Nga banorët e zonës mësohet se aktualisht në fshatin Zejmen nuk ka energji elektrike.
Ministri i Bujqësisë tha se deri në mesditë nuk ka pasur situatë përmbytjesh dhe se hidrovoret janë në funksion të plotë.
Top Channel