Apple ka njoftuar se klientët kanë shpenzuar mbi 1.1 miliardë dollarë në blerjet e aplikacioneve duke arritur një rekord të ri.

Kjo shifër është arritur brenda një periudhë kohore prej dy javësh që ka përfunduar më 3 janar.

Vetëm në ditën e Vitit të Ri klientët kanë shpenzuar më shumë se 144 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëprashëm të shitjeve për një ditë të vetme që ishte ditën e Krishtlindjeve.

Përdoruesit shpenzuan 20 miliardë dollarë në apliakcionet për iPhone, iPad, Mac, Apple Watch dhe Apple TV në App Store përgjatë gjithë vitit 2015.

Top Channel