Në 2015 përdorimi i aplikacioneve për celularë është rritur me 58% në nivel global, duke arritur në 3200 miliardë sesione, për çdo herë që është hapur një aplikacion.

Flurry është ai që bën të ditur të dhënat, shoqëria e analizave të Yahoo, që kurorëzon emoji për vitin që lamë pas.

Rritja më e madhe, +344% është në fakt për aplikacionet që personalizojnë smartphone dhe tabletët, në veçanti ato që mund të shtosh në çat tastierën me emoji.

Një tjetër aplikacion në rritje janë ato për leximin e lajmeve, duke shënuar një rritje prej 141% në përgjithësi. Phablet, pajisja kryesore ku lajmet kanë kaluar 700%, pritet që në 2016 të kalojnë popullaritetin e smartphone të përmasave mesatare.

Aplikacione të tjera janë ato për produktivitetin, të përdorura kryesisht nga studentet që përdorin smartphone ose tablet si pajisje kryesore për të hyrë në postën elektronike apo në Google Docs, dhe Office të Microsoft.

Top Channel