Yahoo! vazhdon me humbje. Shoqëria e drejtuar nga Marissa Mayer ka mbyllur portalin e saj të videove të publikuar disa vite më parë.

Yahoo!Screen, ishte shërbim që nuk kishte shifrat e YouTube, Netflix apo Amazon por në nëntor numëronte, sipas të dhënave të comScore, vetëm në SHBA 15 milionë përdorues unikë. Vitin e kaluar shoqëria kishte invesetuar 42 milionë dollarë në përmbajtje origjinale.

Lajmi u bë publik nga Variety. Këto kohë janë transmetuar në Yahoo!Screen seritë origjinale si Community, koncerte in streaming, në bashkëpunim me Live Nation, në partneritet edhe me National Football League.

Arunav Sinha, zëdhënës i Yahoo!, ka shpjeguar se shoqëria vendosi të zhvendosë videot e saj në disa seksione dixhitale.

Ndërsa Nju Jork Tajms në një analizë të saj shpjegon se Yahoo! kohët e fundit ka investuar shumë pak për Screen, dhe mbyllja e saj nuk është surprizë. “Ndoshta kjo nuk do të thotë se shoqëria nuk do të prodhojë më video, por video më pak të kushtueshme”, thekson Brian Wieser, analist i Pivotal Resera

Top Channel