Twitter është duke punuar mbi një produkt i cili lejon përdoruesit që të shpërndajnë “cicërima” më të gjata se 140 karaktere. Shërbimi i ri lejon që ky rrjet social të konkurrojë me Facebook dhe disa blogje të tjera.

Siç bëhet e ditur, kompania është duke testuar “supërcicërimat” me 10 mijë karaktere. Edhe pse ende nuk dihet se kur do të mund të shkruajnë përdoruesit kaq gjatë, besohet se ky shërbim do të lëshohet për përdorim në tre muajt e parë të këtij viti.

Aktualisht, një “tweet” nuk mund të jetë më i gjatë se 140 karaktere dhe debati nëse duhet të hiqet ky kufizim ka përfshirë prej disa vitesh kompaninë.

Vitin e kaluar, Twitter lejoi që mesazhet direkte, që perdoruesit e Twitterit mund t’i dërgojnë njëri-tjetrit privatisht, të jenë 10 mijë karaktere dhe kjo risi u mirëprit gjerësisht.

Besohet se “supercicërimet” do të jenë të njëjta në paraqtije, që do të thotë se ju mund të shihni vetëm 140 karaktere, por në momentin që do të klikoni mbi të, atëherë do të shfaqet i gjithë teksti.

Kjo do të bëhet për të mos ndryshuar dizajnin unik që ka Twitter për postimet.

Top Channel