Gjithkush e pranon se problemi më i madh i telefonave iPhone të Apple janë aplikacionet që ofrohen nga kompania amerikane së bashku me produktin.

Deri më tani askujt nuk i ka shkuar në mendje se këto aplikacione të instaluara që në fabrikë mund të ‘hiqen qafe’…kjo deri më tani.

Kjo do të thotë se aplikacione si Apple Watch nuk mund t’i heqësh nga telefoni yt, pavarësisht se nuk ke një orë inteligjente të së njëjtës kompani. E njëjta gjë edhe me aplikacionin Compass, pavarësisht se nuk je një marinar i shekullit të 14-të që të përdorësh këtë aplikacion për orientim në det.

Këtë ‘cen’ të Apple e ka zgjidhur një përdorues i njohur nëpër rrjetet sociale me emrin Videosdebarraquito. Përmes një videoje të postuar në Youtube ai shpjegon mënyrën e thjeshtë për të hequr qafe aplikacionet që nuk përdorni por që nuk mund të çinstalohen.

Së pari hidhni njërin aplikacion mbi një tjetër duke krijuar automatikisht një folder. Më pas aplikacionet së bashku me folderin zhvendosini dy herë në dy faqe të reja. Aty do të shfaqen tri pika dhe folderi së bashku me aplikacionet do të zhduket.

Sigurisht, aplikacionet vazhdojnë të ekzistojnë në aparatin tuaj, por për t’i gjetur duhet të përdorni opsionin e kërkimit të ofruar nga sistemi i Apple.

Top Channel