Analiza e Politico/ Kredia 140 miliardë euroshe për Ukrainën, ja si e prishi planin e europianëve kryeministri i Belgjikës
Tregjet e aksioneve në Kinë vazhdojnë rënien, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për frenimin e prirjes së rrezikshme, që u ndie edhe jashtë kufijve.
Në Hong Kong, indeksi “Hang Seng” ka pasur ulje-ngritje përgjatë gjithë ditës; ra me 0.3% në një kohë kur, që në çelje të bursës ishte 3% më ulët.
Aq e vështirë u paraqit situata një ditë më parë, sa shkëmbimet në Shangai orët e para të së hënës u pezulluan krejtësisht, mbi bazën e një rregulloreje të re, të hartuar me qëllim kufizimin e rënies dramatike të tregjeve.
Tërmeti i tregjeve në Kinë preku edhe vende të tjera aziatike e ato europiane, ndërsa aksionet ranë ndjeshëm edhe në Shtetet e Bashkuara.
Pas tkurrjes me 5 për qind të një indeksi të rëndësishëm të aksioneve të 300 kompanive kineze, shitblerjet në bursë u ndaluan automatikisht për 15 minuta. Ndërprerja, sipas komisionerëve, shkaktoi panik të mëtejshëm, duke e bërë më të vështirë shitjen e aksioneve.
Pas rifillimit të shitblerjeve, rënia e vlerës së aksioneve vazhdoi më tej dhe, kur treguesit e bursës së Shenzhenit dhe Shanghait shënuan një ulje prej 7 përqindësh, të gjitha transaksionet u ndërprenë për pjesën tjetër të ditës.
Analistët thonë se, shkaku i rënies së bursës është pakësimi për të pestin muaj radhazi i prodhimit industrial në Kinë, si dhe pershkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Ndikim të veçantë duket se pati përkeqësimi i marrëdhënieve mes dy prodhuesve kryesorë të naftës, Arabisë Saudite dhe Iranit.
Top Channel