Teknologjia e së ardhmes, realiteti virtual, shërbimi “in streaming”, makinat e të ardhmes gjithnjë e më teknologjike, etj, do të jenë disa nga demonstrimet në Las Vegas, Consumer Electronics Show që zyrtarisht çel dyert më 6 janar.

Ky është panairi i elëektronikës më i rëndësishëm në botë, që çdo vit është barometri i teknologjisë së re që do të vijë në muajt e ardhshëm.

Këtë herë në qendër të vëmendjes është Samsung, që ka një seri të re të pajisjeve teknologjike, duke nisur që nga orët e thjeshta të dorës.

E re është në fakt një rrip ‘smart’ me funkisone për fitnesin, por edhe ‘rink’, një pajisje që lidhet me pulsin që ndërvepron me realitetin (ai që e mban zhvendoset në një mjedis si videolojë, dhe ky është një trend teknologjik në rritje).

Dhe në fund, TipTalk një rrip që lidhet me një orë smart, dhe që të jep mundësinë të bësh telefonata dhe përmbajtje të tjera audio, thjesht duke afruar një gisht në vesh.

Përveç këtyre do të publikohet një linjë e re televizorësh smart, që është një hap para në Internetin e gjërave, pra objekteve shtëpiake të lidhura me njëra tjetrën.

Përveç Samsung dhe të rejave të tij, vëmendja në Las Vegas është përqëndruar edhe në teknologjinë e aplikuar në automjete, pra lëvizja e të ardhmes. Atje do të zyrtarizohet edhe bashkëpunimi mes Google dhe Ford për ndërtimin e automjetit pa pilot.

Në këtë panair një vend të veçantë do të kenë edhe dronët, ku numri i kompanive prezantuese ka shkuar në 26, nga 15 që ishin në 2015, dhe 4 në 2014. Përveç pajisjeve do të diskutohet për rregullat dhe sigurinë.

Top Channel