Facebook këmbëngul gjithnjë e më shumë tek lajmet. Rrjeti social i Mark Zuckerberg, pas Instant Articles, po teston në pjesën e majtë të Ditarit të lajmeve.

Ai është i ndarë në kategori, që nga sporti e shëndeti dhe deri tek kafshët dhe ushqimi. Të gjitha do të grupohen në një seksion të quajtur “Topics”.

“Shumë përdorues na kanë këruar të shohin më shumë lajme përsa i përket argumenteve të veccantë, dhe për këtë po testojmë mbi një grup personash një përzgjedhje lajmesh që vijnë nga persona apo faqe të përshtatshme me temën”, ka shpjeguar një zëdhënës i shoqërisë së Menlo Park për revistën Marketing Land.

Testi për momentin është aplikuar për aplikacionin e Facebook për pajisjet celulare dhe përfshin gjithashtu edhe përkufizim të madh të interesave të përdoruesve. Ndërfaqja e re na kujton atë të një gazete, ku përdoruesit dot ë mund të shohin fluksin e lajmeve që shfaqen në Ditar, por dhe ato të lidhura me kategori të veccanta.

Nga ana tjetër, Facebook ka zgjeruar testimin e funksionit “Marketplace”, pra shopingu online. Në këtë fazë të re testimi, ikona e Marketplace, zëvendëson atë të Facebook Messenger dhe duke hapur këtë simbol përdoruesit do të mund të shkojnë në një tjetër seksion ku mund të shohin dhe të blejnë objekte që janë shitur direkt nga partnerët e rrjetit social.

Top Channel