Twitter merr masa të reja shtrënguese mbi përmbajtjet e dhunshme, urrejtje apo thirrje për terrorizmin. Mikroblogu, për të cilin viti 2015 është viti i luftës kundër abuzimeve në platformën e saj, bën të ditur një tjetër përditësim të rregullave.

Me këto rregulla të reja, Twitter do të pezullojë çdo llogari që nxit urrejtje. Përdoruesit e platformës nuk mund “të promovojnë dhunën kundër një personi apo ta sulmojë drejt për drejtë e të kërcënojë persona të tjerë në bazë të rracës, etnisë, kombësisë, orientimit seksual, seksit, identitetit seksual, fesë, moshës, paaftësisë apo sëmundjes”.

Mikroblogu specifikon edhe se “kërcënimi e dhunës” që mund të jenë subjekt i një bllokimi të përkohshëm, apo pezullim të një llogarie, do të përfshijnë edhe “intimidimin apo nxitjen e terrorizmit”.

Përditësimi, shpreson Megan Cristina, drejtoresha për sigurinë në Twitter, thekson “se Twitter nuk do të tolerojë sjelljet që do të shqetësojnë, intimidojnë apo frikësojnë një person tjetër për të heshtur”.

Top Channel