Mungon pagesa e të drejtave të artistëve. Për këtë akuzohet Spotify, shërbimi popullor muzikor in streaming, sipas Billboard.

Platforma akuzohet për riprodhim dhe shpërndarje të kompozimeve muzikore të mbuluara nga copyright pa licencat e duhura. Procesi ka nisur nga David Lowery në një gjykatë të Kalifornisë, kreu i bandës Cracker e Camper van Beethoven.

Duke kërkuar 150 milionë dollarë, Lowery akuzon kolosin suedez duke i kërkuar gjykatësit që akuza të kalojë në “class action”, pasi ka të bëjë me interesin e qindra autorëve.

Veprimi ligjor thekson se kompania ka shpërndarë në mënyrë antiligjore muzikën e mbuluar me copyright për 75 milionë përdoruesve pa përmendur pronarët e atij kompozimi për ti paguar.  Por përmes një zëdhënësi të saj, Spotify thotë se është impenjuar ‘të paguajë deri në qindarkën e fundit autorët dhe editorët”.

Top Channel