Kurti: Asosacioni ka vdekur me vendimin e Kushtetueses

30/12/2015 11:50

Asosacioni i komunave me shumicë serbe ka vdekur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është shprehur ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili akutalisht është në arrest shtëpie.

Secili nga shtatë kapitujt e marrëveshjes Mustafa- Vuçiç, është shprehur Kurti për KTV, e shkel Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese e ka vrarë përfundimisht ‘Zajednicën'”, tha Kurti duke theksuar se kryeministri Mustafa po përpiqet ta ringjallë “Zajednicën”.

Kurti tha se me 9 janar do të protestohet për rrëzimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA