Delawie: Asosacioni, në përputhje me Kushtetutën

30/12/2015 11:45

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën. Por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se: (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Delawie për gazetën “Zëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA