Tahiri dhe Çako, aktivitet festiv me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës

28/12/2015 11:50

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako kanë marrë pjesë në një aktivitet festiv me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Gjatë këtij aktiviteti ministri u ka uruar festat fëmijëve, duke shprehur dhe gatishmërinë e qeverisë për të bërë të pamundurën për ta. “Të jeni krenar për atë që ka bërë babai juaj, do bëjmë të pamundurën për ju”, tha Tahiri.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u shpreh se policët e rënë në krye të detyrës janë pjesë e pandarë e strukturave të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA