Zv.trajneri i Rumanisë: Shqipëria, kandidate për kalimin e grupit

27/12/2015 00:00

Më 19 qershor në Lyon, Shqipëria dhe Rumania do të luajnë ndeshjen e fundit në Grupin A të Europianit, me dy skuadrat që me shumë gjasa në këtë sfidë do të përcaktojnë mes tyre dhe se cila mund të kalojë më tej për në fazën e 1/8.

Një përballje e vështirë dhe për rumunët, me zv.trajnerin e Kombëtares së fqinjëve ballkanas, Viorel Moldovan, që në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick” ka theksuar se shorti nuk është aspak i lehtë për rumunët.

Ndryshe nga mediat e vendit të tij, që nuk e marrin në konsideratë kombëtaren kuqezi, ish-sulmuesi i përfaqësueses rumune në Euro 1996 dhe 2000 e Botërorin e vitit 1998 beson se Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Madje Moldovan e cilëson si një skuadër shumë të fortë.

Sipas zv.trajneri të Rumanisë favorit për kalimin e grupit në Europian është padyshim Franca, si vend organizator ndërsa 3 skuadra e tjera, Zvicrën, Rumaninë dhe Shqipërinë gjithashtu i sheh në garë për vendin e dytë.

Për Moldovanin madje Shqipëria dhe Rumania kanë një të përbashkët në lojën e tyre, të dyja ekipet luajnë shumë të disiplinuara dhe kjo mund të jetë diçka pozitive përballë skuadrave si Zvicra e Franca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA