Reali i Madridit do të tentojë sërish që të sjellë në “Santiago Bernabeu” portierin David De Gea. Klubi spanjoll, që dështoi në blerjen e tij gjatë verës për shkak të burokracive, në fund të sezonit do të bëjë një tjetër ofertë për portierin e Manchester United.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “Daily Star”, drejtuesit e Realit, në fund të këtij sezoni do të ofrojnë 40 milionë paund për të siguruar shërbimin e De Geas, me këtë të fundit që e ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq” edhe për 4 vjet të tjerë.
Fillimisht u fol se Reali do të niste tratativat me skuadrën angleze për De Gean në merkaton e janarit, por në fund drejtuesit e “Los Blancos” vendosën të mos e ndërmerrnin këtë hap për të bërë ofensivën e tyre në muajt e verës së ardhshme.
Mësohet se kontrata e re e firmosur nga De Gea me Manchester United ka një klauzolë për zgjidhjen e saj për një vlerë prej 36 milionë paund dhe Reali është gati të paguajë këetë shifër, madje duke i shtuar asaj edhe disa milionë të tjerë.
Top Channel