Frikë në “San Siro”, stadiumi ku tifozët shpesh nuk ja dalin ta shohin ndeshjen, një tjetër tifoz dërgohet në spital
Ai njihet si një ndër lojtarët më të talentuar gjermanë të gjeneratës së fundit, madje u shpall edhe lojtari më i mirë i ri si dhe golashënuesi më i mirë që në Botërorin e parë ku mori pjesë. Luan me gjigantët e Bundesligës, kampionët në fuqi të Bayern Munchen dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një urim i tij për festat e fundvitit.
Bëhet fjalë për Thomas Muller, një prej lojtarëve më të shquar të Gjermanisë dhe bavarezëve, i cili në këtë ditë festive të lindjes së Krishtit ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë urimin e tij. E ka bërë në një mënyrë mëse të zakonshme, duke shoqëruar urimin e tij për disa orë të gëzueshme nëpër familjet e gjithsecilit me një puthje për bashkëshorten e tij.
Megjithatë, kjo gjë e zakontë ka edhe diçka të pazakonshme. Veç urimit në gjermanisht, fansave të tij u është drejtuar në të gjitha gjuhët e botës, ashtu siç bën zakonisht Ati i Shenjtë, kreu i katolikëve të të gjithë botës me fjalimin e tij “Ubi et Orbi”. Urimi i tretë, sigurisht duke u nisur edhe me rend alfabetik, i takonte gjuhës shqipe… Muller shkruan: Gëzuar Krishtlindjet! Një mesazh që gëzon pamasë veçanërisht tifozët shqiptarë të klubit bavarez, por pse jo edhe ata të Gjermanisë.
Top Channel