Presidenti dhe zonja e parë urojnë krerët e komuniteteve fetare

25/12/2015 17:50

Presidenti Bujar Nishani së bashku me zonjën e parë, Odeta Nishani vizituan sot në mesditë katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, Arqipeshkvinë Katolike Metropolitane Tiranë-Durrës, si dhe selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Kreu i shtetit dhe bashkëshortja e tij gjatë këtyre vizitave tradicionale u shprehën personalisht urimet më të mira e të përzemërta krerëve të bashkësive fetare të krishtera shqiptare.

Konkretisht, kryepeshkopit Anastas Janullatos, imzot George Frendos dhe pastor Ali Kurtit për festën e shenjtë të Krishtlindjes.

Ndërkohë, nunci apostolik i dorëzoi presidentit Nishani mesazhin e Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes.

Top Channel