Krishtlindja, Basha uron nga Mitropolia e Korçës

25/12/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar këtë të premte të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Mesazhi i Bashës u përcoll nga Mitropolia e Korçës. Kreu i PD-së mori pjesë dhe në meshën hyjnore të Krishtlindjes, mbajtur në Katedralen e Korçës.

“Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjeje, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar! Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, që kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë, bashkë me shpresën, edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë. Për shumë vjet gëzuar!”, ka thënë Basha.

Top Channel