Guardiola kërkon Neymarin te City

25/12/2015 11:45

Manchester City po mendon që të blejë nga Barcelona brazilianin Neymar. Klauzola prej 190 milionë eurosh e sulmuesit nuk është problem për një klub që është mësuar me investime të mëdha në kërkim të një bilete për në elitën e futbollit botëror.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Pep Guardiola, trajneri i ardhshëm i “Citizens”, e ka pëlqyer gjithmonë Neymarin dhe që nga 26 nëntori ai po punon në hije për konfigurimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Guardiola do të ketë pushtet të plotë në klubin anglez, si në skuadrën e parë ashtu edhe në ato të grupmoshave.

Trajneri spanjoll do të përfitojë nga kontrata me klubin anglez (që do të jetë 3-vjeçare), plot 25 milionë euro në sezon, që e bën atë trajnerin më të paguar në botën e futbollit.

Për momentin nuk ka asnjë koment, as nga klubi e as nga vetë Guardiola në lidhje me këtë lajm, por media gjermane këmbëngul duke theksuar se tashmë spanjolli e ka firmosur një marrëveshje me Manchester Cityn. Guardiola ruan një raport të mirë me drejtuesit e “Citizens”, Soriano dhe Beguiristain, të cilët i njeh që nga koha kur ata ishin te Barcelona dhe kjo duket se ka qenë një arsye e fortë për të për të kaluar te kjo skuadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA