Pavarësisht se vazhdon të jetë në krye, Facebook ka filluar të humb terren mes të rinjve.

Sipas një sondazhi të kryer në SHBA nga WayUp, me një mijë studentë kolegji, rrjeti social po humb popullaritet, edhe pse ëëhtë në krye të 10 aplikacioneve që të gjithëq i kanë në smartphone.

Gjatë gjithë vitit, Facebook ka shënuar një rënie me 4 % dhe tashmë ka një vantazh prej 2% në Instagram. Rrjeti social i fotove, gjithashtu në pronësi të Mark Zuckerberg, sipas analistëve do të jetë në vend të parë në 2016.

Mes 10 aplikacioneve të preferuar nga studentët,  shtatë prej tyre janë rrjete sociale. Në vend të tretë është Snapchat, i ndjekur nga Twitter. Në vend të tetë është Tumblr i Yahoo, dhe në vend të nëntë, GroupMe i Microsoft, në vend të 10 është Pinterest.

Vendet nga e pesta tek e shtata i përkasin tre aplikacioneve të streaming, Spotify, YouTube dhe Netflix.

Top Channel