Moti i keq një vit më parë shkaktoi probleme të mëdha për furnizimin me energji elektrike në zona të thella të Librazhdit, ku disa fshatra mbetën pa energji elektrike për më tepër se një muaj.
Amortizimi i rrjetit të shpërndarjes ka shtruar nevojën për investime për përmirësimin e tij. Nisur nga kjo situatë, OSHEE-ja ka nisur shpërndarjen e shtyllave dhe të materialeve të tjera të dosmosdoshme, në mënyrë që situata e një viti më parë të mos përsëritet.
Ndërsa pushteti vendor kërkoi më tepër angazhim që këto zona të thella të mos vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Administratori i Njësisë Administrative Stravaj, Bedri Rrushi, kërkoi nga OSHEE-ja edhe elektriçistë për fshatrat e largët, pasi në raste të motit të keq kur këto zona izolohen, defektet në rrjet nuk mungojnë.
Edhe deputeti i PS-së për zonën e Librazhdit, Taulant Balla, i kërkoi administratorit të përgjithshëm të OSHEE-së të marrë masa të mëtejshme, pasi Librazhdi ka zona të thella malore dhe një rrjet thuajse të shkatërruar.
Top Channel