E denoncoi “Fiksi”, tre vite burg gjyqtarit të Pukës

24/12/2015 16:25

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar kështu me 3 vjet burgim ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Rasti korruptiv ku ishte përfshirë Lleshi, prokurori Pëllumb Prençi dhe disa zyrtarë të tjerë të gjyqësorit të Pukës u bë publik nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.

“Fiksi” e denoncoi këtë ngjarje kur personat në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i morën shuma të mëdha parash një personi nga Fushë Arrëzi, me qëllim zbutjen e masës së sigurisë për djemtë e tij që ishin ndaluar pas një proteste.

Përveç Lleshit, tashmë i dënuar, prokurori Prençi është ende nën hetim teksa ndodhet në arrest shtëpie. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA