Chelsea është i vendosur që të bëjë një blerje të bujshme.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi “Daily Star”, “Blutë” e Londrës kanë vendosur në qendër të vëmendjes së tyre mesfushorin e Juventusit Paul Pogba dhe sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, të cilët do t’i tentojnë t’i blejnë në verën e vitit të ardhshëm.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi, manjati rus i Chelsea, Roman Abramovich është gati të shpenzojë 150 milionë euro për të sjellë të dy futbollistët e përfaqësueses franceze në “Stamford Bridge”.
Por jo vetëm kaq. Skuadra kampione e Anglisë vazhdon të jetë e interesuar edhe për sulmuesin e Leicester, Jamie Vardy, i cili këtë sezon i ka befasuar të gjithë në Premier League me paraqitjet e tij.
Top Channel