Biblioteka Kombëtare, “shtëpia” e re e Mesharit të Gjon Buzukut

23/12/2015 11:25

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Bibliotekën Kombëtare në 95-vjetorin e themelimit të saj, i besoi kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut këtij institucioni.

Pasi vlerësoi të gjithë punonjësit dhe menaxhuesit e bibliotekës, Nishani theksoi se “kopja e Mesharit, e sjellë si dhuratë për shqiptarët nga Papa Françesku, ka si vend më të përshtatshëm ruajtjeje pikërisht Bibliotekën Kombëtare.

“Ashtu si Meshari që i rezistoi shekujve, edhe besimi te përparimi i rezistoi kohërave në Shqipëri. Te ky Meshar gjejmë qetësinë shpirtërore dhe krenarinë kombëtare”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Nishani shtoi se “teknologjia është sfidë e madhe ndaj librit, por përmes infrastrukturës ne duhet ta kthejmë vëmendjen e brezit të ri te libri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA