Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë si dhe Krimin Ekonomik, ditën e martë kanë ushtruar një kontroll përgjatë rrugës Llogara-Himarë për sigurinë ushqimore në gjënë e gjallë, e cila theret në kushte jo të përshtatshme si dhe për mjaltin që ende shitet në rrugë pa asnjë kontroll dhe në mungesë të kushteve higjeno-sanitare.
Nga këto kontrolle janë shoqëruar në polici tre persona: Zoto Resuli, Musa Dervishaliaj dhe Simon Kazheli.
Kontrollet do të vijojnë jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin, pasi dhe festat e fundvitit po afrojnë dhe persona të tillë janë të prirur për të shitur në rrugë mall pa asnjë kusht higjeno-sanitar.
Kreu i AKU-së Vlorë, Renato Banushaj, shprehet se ky kontroll do të vijojë jo vetëm përgjatë rrugëve, por edhe në qytetin e Vlorës.
Top Channel