Miliona përdorues të Java do të paralajmërohen se janë të ekspozuar ndaj difekteve si rezultat i një problemi që ekziston në përditësimin e programit.

Ky ‘plug-in’ është instaluar në pjesën më të madhe të kompjuterëve, dhe u jep mundësinë që të shihen programe të vogla të shkruara në gjuhën e programimit Java.

Shpërndarësi i saj, “Oracle”, ka rënë darkod që të informojë në rrjetet sociale dhe në faqen e saj, pas një investimi të bërë nga US’s Federal Trade Commission. Duke bërë këtë kompania shmang gjobitjen. Megjithatë, Oracle ende nuk ka pranuar nëse ka bërë diçka gabim.

Sipas një ankese të bërë nga FTC, Oracle ishte në dijeni të problemeve të sigurisë së Java kur e bleu nga krijuesi i saj, “Sun” në 2010.

“Problemet e sigurisë i japin mundësi hakerave të menaxhojnë gabimet që mund tu japin akses në përdorimin e fjalëkalimit dhe emrit të përdoruesit për llogaritë financiare, si dhe të vjedhin informacione të tjera sensitive”, thotë Federal Trade Commission.

Top Channel