Maqedoni, Kuvendi voton “kundër” dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë

22/12/2015 00:00

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të hënën mbrëma ka votuar me 56 vota “kundër” dhe 29 “pro” interpelancën për punën e ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Todorov, për shkak se siç thonë ata, udhëheqjes së papërgjegjshme dhe joprofesionale me sistemin shëndetësor dhe lëshimet sistematike që kanë rezultuar me vdekjen e disa pacientëve në vitin e kaluar, me mosrealizimin e disa projekteve si dhe me largimin e rreth 700 mjekëve nga Maqedonia.
 
Ndërkaq, deputetët e partisë qeveritare, VMRO-DPMNE e kanë vlerësuar interpelancën si të pabazë dhe pa argumente.
 
Edhe ministri Todorov i ka mohuar akuzat, duke theksuar se nuk është e vërtetë se janë furnizuar me ilaçe jocilësore dhe se gjatë mandatit të tij, mes të tjerash, është hapur repartet Kardiokirurgji shtetërore si dhe Kardiokirurgji për fëmijë.

Top Channel