Avokati i Popullit Igli Totozani i ka kërkuar krerëve të bashkive të përgatisin vendstrehime për grupet në nevojë emergjente.
“Rekomandojmë marrjen e të gjitha masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe të tilla në nevojë emergjente dhe këdo tjetër që kërkon ndihmë nga organet e pushtetit vendor me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre”, rekomandon z. Totozani.
Avokati shprehet më tej se kushtet klimetarike pitet të përkeqësohen në muajt në viji dhe temperaturat ulen ndjeshëm, çka e bën emergjente marrjen e masave në ndihmë të personave në nevojë dhe të pastrehëve që janë në pamundësi totale të sigurimit të vendstrehimit.
“Avokati i Popullit gjykon si tepër emergjente marrjen e masave në ndihmë të kategorive të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një vendstrehimi, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve, duke mos lënë pa përmendur edhe raste nga vitet e mëparshme të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore”, është shprehur Totozani.
Vetëm pak ditë më parë një foshnjë një muajshe ndërroi jetë për shkak të të ftohtit, pasi jetonte bashkë me të ëmën 18-vjeçare poshtë Urës së Dajlanit në Durrës.
Top Channel