Fabrikimi i atentatit; çështja “Doshi-Frroku-Bami” i kalon Kushtetueses

21/12/2015 15:30

Dosja penale Doshi-Frroku-Bami do të jetë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila ia dërgoi çështjen e shumëpërfolur Gjykatës Kushtetuese.

Shkak u bë pozita e dy të pandehurve, ish-deputetit Mark Frroku dhe shtetasit Durim Bami, të cilët janë qytetarë të thjeshtë. Por, meqënëse ata janë dërguar për t’u gjykuar në juridiksionin fillestar në Gjykatën e Lartë për shkak të pozitës si deputet i Kuvendit, Gjykata e Lartë shikoi si të interpretueshëm mohimin e së drejtës për të apeluar vendimin. Në nisje të seancës ishte vetë relatori i trupës gjyqësore Ardian Nuni, i cili pyeti palët nëse bie ndesh legjislacioni penal në këtë rast me Kushtetutën.

Por ndërsa prokurorët u shprehën se çështja mes tre të pandehurve është për kallzim të rremë në bashkëpunim, në këtë rast nuk ka mohim të kësaj të drejte. Por avokatët e tre të pandehurve kërkuan që këtë situatë ta sqarojë Gjykata Kushtetuese. 

Çka do të thotë se deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet, gjykimi penal qëndron i pezulluar, në një kohë që Prokuroria e Përgjithshme mban qëndrimin se deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami në bashkëpunim fabrikuan prova të rreme, sikurse është një video në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi kundër Doshit.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta