Buxheti i bashkisë, Veliaj: Taksa e gjelbërimit shkon për arsimin

21/12/2015 19:30

I pranishëm në mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri një pasqyrë të buxhetit të vitit 2016.

Sipas tij, risia më e madhe e këtij buxheti është ndryshimi i taksës së gjelbërimit, e cila tashmë do shërbeje për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet.

“Kemi menduar të zhvillojmë një skemë të re partneriteti publik-privat, ku shkollat do të nisin të ndërtohen menjëherë, ndërsa pagesa do të bëhet me këste vjetore. Kjo do të bëhet duke mbledhur në një fond të vetëm zërin e buxhetit të bashkisë për infrastrukturën arsimore, që do të mblidhet nga ish-taksa e gjelbërimit, që vitin tjetër do të quhet taksa për infrastrukturën arsimore. Duke e bashkuar këtë fond me një grant prej 700 milionë lekë në vit nga qeveria qendrore, do të mund të krijojmë një fond prej 13-15 mln dollarë në vit për infrastrukturën shkollore. Kjo do të mundësojë që në vitin e parë të bëjmë jo dy ose tre, por 20-25 shkolla dhe fondin që do të mbledhim ta përdorim si këstet e pagesës ndër vite. Impakti tek qytetarët është vetëm 1 kafe në muaj, me të cilën paguajmë këstin e shkollave”, deklaroi Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj bëri të ditur dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me uljen e taksave deri në 30% për 10 nga 13 komunat që i janë bashkuar Tiranës, si dhe një shpërblim për ata që punojnë tokën bujqësore, të cilët do të përfitojnë një zbirtje prej 30% nga taksa ekzistuese që paguhet në gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA