Krishtlindjet vijnë me lajme të reja dhe për Messenger, çatin e Facebook. Rrjeti social ka publikuar disa funksione ad hoc për ta bërë më interesante bisedën mes miqsh, dhe për të lehtësuar shpërndarjen e fotove.

PhotoMagic ka qënë në testim në Australi në nëntor, dhe shfrytëzon tekonologjinë e njohjes së fytyrës së miqve sapo bëni një foto, duke i dhënë mundësi përdoruesve të Messenger të krijojn një grup të shpejtë të miqve me të cilat të shpërndajë këto foto.
 
Por ky element lihet në dorë të zgjedhjes së përdoruesit, qoftë për të njohur fytyrat e miqve të tij, apo qoftë edhe fytyra e tij të njihet në fotot e të tjerëve. Megjithatë, ky funksion nuk pritet të jetë funksional në Europë pas përplasjeve me autoritetet europiane lidhur me privatësinë.

Megjithatë për vendet tona do të vijnë detaje të personalizuara për festat. Për shembull flokë dëbore që zbresin në ekran kur dërgon apo kur merr një emoticon të lidhur me dimrin, apo dhe një paketë e re ngjyrash festash, dhe personalizimi i ngjyrës së preferuar në detaje të tjera të çat-it.

Top Channel