U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit gazetari Namir Lapardhaja Rreth 100 fëmijë jetime të qytetit të Korçës në prag të festave të fundvitit kanë festuar së bashku dhe kanë marrë dhurata nga kompania Aluflor, e cila ka zgjedhur këtë qytet për t’i bërë fëmijët që të ndiejnë atmosferën festive.
E kthyer tashmë në një traditë për këtë kompani, festa e bamirësisë me animatorë, muzikë, lojra e dhurata i ka bërë fëmijët të ndihen të lumtur për disa orë.
E organizuar me kujdes nga kompania Aluflor dhe Sirea Grup, së bashku me Bashkinë e Korçës, festa ka mbajtur lart për disa orë atmosferën e ngrohtë të këtij fundviti, duke i bërë vogëlushët të ndihen si gjithë të tjerët.
“Kompania Aluflor, me qendër në Tiranë, krahas aktivitetit të biznesit kryen aktivitete edhe sa u takon përgjegjësisë sociale të bizneseve”, tha kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.
E ndërsa fëmijët argëtoheshin, presidentja Florentia Xheka shprehu dëshirën që ky aktivitet të jetë një shembull inkurajimi për të zhvilluar aktivitete bamirësie, duke u gjendur sa më pranë shtresave të ndjeshme dhe në nevojë të shoqerisë. Ajo dha edhe një mesazh për të vegjlit.
“Rrobat e mira i marrin ata fëmijë që janë shumë të mirë me mësime dhe që të marrësh nota të mira duhet të kesh disa veçanti. Këta fëmijë janë kaq të mrekullueshëm, saqë Zoti u ka dhënë sfida të tilla për t’i përballuar”, u shpreh zonja Xheka.
Top Channel