Google ka përkujtuar ditëlindjen e 245-të të Ludwig van Beethoven me një doodle të veçantë.

Doodle është i animuar për kompozitorin, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.
 
Beethoven mendohet të ketë lindur në datën 16 ose 17 dhjetor 1770 në Bon dhe ndërroi jetë në Vjenë më 26 mars 1827.

Në videon e animuar Google i referohet shurdhësisë që goditi në rini kompozitorin, para se të bëhej 30 vjeç. Por megjithatë ai vazhdoi të kompozonte dhe të krijonte dhe pas sëmundjes, me një kapacitete të jashtëzakonshëm ekspresiv.

Gjatë animacionit mund të dëgjohen disa pjesë të veprave të pavdekshme të gjeniut, si Simfonia e Pestë apo Per Elisa, për të përfunduar me Himnin e lumturisë.

Top Channel