Avokati i Popullit përshëndet miratimin e “dekriminalizimit”

17/12/2015 00:00

Miratimi i ligjit për dekriminalizimin, gjatë kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e mazhorancës dhe opozitës, është përshëndetur edhe nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Totozani e vlerëson këtë akt si një progres të arritur në dialogun politik në vend, e gjithashtu edhe si një hap përpara në shërbim të një politike dhe administrate më të pastër në të ardhmen.

Me ligjin e ri të dekriminalizimit, siç shprehet Avokati i Popullit, garantohen drejtues të painkriminuar në nivele të ndryshme të institucioneve shtetërore në Shqipëri.

Top Channel