Javën e ardhshme, kriteret për pranimin në universitete

15/12/2015 15:20

Brenda javës së ardhshme pritet të zbardhen detajet që do të duhet të ndjekin maturantët për të vijuar studimet e larta.

Drejtorja e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Linda Pustina tha se matura do të vijojë të jetë një provim dalës, ndërsa universitetet duhet të përcaktojnë kriteret, por edhe kuotat e pranimit.

“Javën që vjen do të kemi një takim me ta për të organizuar mënyrën sesi do të pranohen në universitete për t’u garantuar atyre të njëjtën cilësi si paraardhësit e tyre, e ndoshta edhe një hap më tej këtë vit”, thotë Linda Pustina.

Rektorët dhe dekanët kanë kërkuar që të informohen sa më shpejt me mënyrën e pranimit të studentëve, ku një rol të rëndësishëm do të luajë edhe Agjencia Kombëtare e Aplikimit Universitar.

Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë mesataren, ndërsa fakultetet duhet të nxjerrin kriteret e tyre.

“Është ngritur një grup pune në Ministrinë e Arsimit për implementimin e reformës. Jemi duke bashkëpunuar me vende partnere për të mundësuar sjelljen e ekspertëve të huaj në Shqipëri në mënyrë që të na japin asistencë për krijimin e bazës ligjore konform standardeve të BE-së”, sqaron Pustina.

Mungesa e detajeve vendos në vështirësi maturantët për zgjedhjen e tyre universitare. Këtë vit pritet të nisë edhe akreditimi i universiteteve shqiptare nga agjencia britanike, Enka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA