Në orët e vona të natës ndërmjet të dielës dhe të hënës, në rrugën lokale Oktis-Belic të Strugës, ka ndodhur një përleshje e armatosur dhe si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë të përfshirë në këtë përleshje kanë marrë plagë nga armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë së Ohrit, Stefan Dimovski ka informuar se një nga të plagosurit është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa tjetri është në spitalin e Ohrit.
 
Tani për tani nuk dihen shkaqet e këtij konflikti të armatosur, ndërsa mbetet i panjohur edhe identiteti i pjesëmarrësve në këtë ngjarje tragjike.
 
Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet kompetente për të bërë veprimet e duhura dhe sipas policisë, pritet që gjatë ditës së hënë të lëshohet edhe komunikata zyrtare lidhur me këtë ngjarje.

Top Channel